RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Situata në Gaza është në mënyrë të papërshkrueshme e keqe”

“situata-ne-gaza-eshte-ne-menyre-te-papershkrueshme-e-keqe”

Kryetarja e Komiteti Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC), Mirjana Spoljaric Egger deklaroi se situata në Gaza është në mënyrë të papërshkrueshme e keqe. Ajo tha se Izraeli, si shtet okupues, ka për detyrë t’i ofrojë shërbime popullatës në Gaza dhe nëse nuk e bën këtë, duhet të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare.

Egger në margjinat e Forumit Humanitar Evropian në Bruksel iu përgjigj pyetjeve të Anadolu-t rreth situatës humanitare në Gaza.

“Nuk kam kaluar asnjë rrugë ku nuk është shkatërruar infrastruktura civile, përfshirë spitalet”, rikujton Egger në deklaratën e saj të dhjetorit të vitit 2023 kur e vizitoi Gazën. Ajo thotë se pas 3 muajsh situata është përkeqësuar edhe më shumë. “Situata në Gaza është shumë e keqe. E keqe aq sa nuk mund të përshkruhet”, u shpreh ajo.

– “Më së shumti jam ndikuar nga fëmijët”

Egger thekson se pamja më e dhimbshme që ajo rikujton nga vizita e saj ka qenë ajo e fëmijëve. “Më së shumti jam ndikuar nga fëmijët. Fëmijë që kanë pësuar lëndime të tmerrshme por kanë humbur edhe prindërit dhe nuk ka kush të kujdeset për ta”, tha kryetarja e ICRC-së.

Kur u pyet se cili ishte mesazhi më i rëndësishëm që ajo u dha zyrtarëve izraelitë gjatë kontakteve të saj, Egger tha: “Bisedat tona me autoritetet janë konfidenciale. Një gjë është e qartë: ne duhet të jemi në gjendje të ofrojmë më shumë ndihmë humanitare”.

Ajo tërhoqi vëmendjen në nevojën e dërgimit të sa më shumë ushqimit, ilaçeve dhe ujit në rajon, duke shtuar: “Si shtet okupues, Izraeli ka për detyrë të ofrojë shërbime humanitare ose të lejojë ndihmën humanitare për popullin palestinez në Gaza”.

– “Civilët po vuajnë shumë”

“Civilët po vuajnë shumë. Shqetësimi ynë momental është ky”, tha më tej Egger duke shtuar se duhet të mbrohen civilët. Ajo tha se pavarësisht të gjitha kushteve, ICRC po punon në mënyrë aktive me më shumë se 100 anëtarë të personelit në Gaza.

“Kemi një ekip kirurgjik. Punojmë në Spitalin Evropian të Gazës në jug, por këto nuk mjaftojnë. Duam të bëjmë më shumë. Aktualisht kemi mangësi financiare. Na mungon hapësira operative. Nuk mund të shkojmë aq larg. Ajo që ne po bëjmë është vetëm një ‘pikë’ në krahasim me nevojat aktuale”, theksoi Egger.

Related posts

Nisen për në haxh edhe 351 besimtarë

RTI

Prokuroria jep detaje rreth përleshjes në “Bon Vivant”: 7 të plagosur nga arma e zjarrit

rezart morina

“Një sipërmarrje kriminale shumë fitimprurëse”/ DW: Si përfundojnë plehrat e paligjshme të Europës në Azi?

admin