RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Situata në Lindjen e Mesme, Blinken mbërrin në Egjipt

situata-ne-lindjen-e-mesme,-blinken-mberrin-ne-egjipt

Antony Blinken, kryediplomati amerikan, ka mbërritur në Egjipt.

Sekretari amerikan i shtetit ka dy synime kryesore në udhëtimin e tij të tetë në rajon, të rrisë presionin ndaj palëve ndërluftuese për të arritur një marrëveshje armëpushimi dhe të sigurojë që lufta të mos përhapet më tej në rajon, veçanërisht në Liban.

Ai do të takohet me presidentin egjiptian Abdel Fattah el-Sisi në Kajro përpara se të shkojë në Izrael më vonë këtë pasdite , ku do të zhvillojë diskutime me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant.

Blinken do të udhëtojë gjithashtu në Jordani dhe Katar më vonë gjatë javës. /abcnews

Related posts

Kurti: Serbia i grumbulloi të burgosurit në Dubravë për t’i vrarë e pushkatuar

admin

Aksident me dy veturave në Mazgit, lëndohen katër persona

Muhamet Ramadani

BE përgatitet për krizë energjetike, pritet paketa e masave për uljen e taksave dhe menaxhimin e rezervave të gazit

admin