RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksident me dy veturave në Mazgit, lëndohen katër persona

aksident-me-dy-veturave-ne-mazgit,-lendohen-kater-persona

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Mazgit të Obiliqit, ku katër persona kanë pësuar lëndime.

Lëndimet e katër personave erdhën si pasojë e aksidentit mes dy veturave ku njëra prej veturave ka qenë zyrtare.

“Rreth orës 15:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në hyrje të autostradës në fshatin Mazgit. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete njëra nga to veturë zyrtare”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prishtinës, Agron Boroci, për lajmi.net

Më tutje Borovci ka thënë se për pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale.

Ai ka njoftuar se njësia rajonale e trafikut tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes për ta hetuar rastin.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti’’.

Related posts

Kurti priti në takim Nënsekretarin e Përgjithshëm për Operacionet e Paqes të Kombeve të Bashkuara

admin

Turqi, përfundon ndërtimi i “qytetit të kontejnerëve” në Kahramanmaraş

rezart morina

U sulmua nga adoleshentët jashtë shkollës, 14-vjecarja në Francë përfundon në koma. Nëna e së miturës: Shoku i klasës i kishte nxjerrë foto në internet dhe bënte thirrje ta p*rdhunonin

admin