RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

S’ka bombë, hapet Aeroporti i Prishtinës

s’ka-bombe,-hapet-aeroporti-i-prishtines

Policia e Kosovës ka njoftuar se kërcënimi për bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ishte alarm i rrejshëm “me qëllime të caktuara”, raporton Express.

Sipas Policisë, në objekt janë kryer kontrolle dhe se s’është gjetur asgjë.

“Pas realizimit të kontrollit në objekte dhe hapësira të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka rezultuar se nuk ka ndonjë mjet shpërthyes, dhe se kanosja me mjete shpërthyese ka qenë një alarm i rremë me qëllime të caktuara. Pas përfundimit të kontrollit dhe punëve nga institucionet relevante, funksionimi dhe qarkullimi në aeroport i është kthyer normalitetit, andaj i falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar me institucionet e Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Policia.

Related posts

Ushtria izraelite arreston 20 palestinezë në Bregun Perëndimor

admin

“Ah Edi”, Erdogan takohet me shqiptarët në New York dhe i kujtohet Rama

admin

Kurti merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë

rezart morina