RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Skandali, Izraeli përndjek palestinezët edhe me ndihmën e Bashkimit Evropian…

skandali,-izraeli-perndjek-palestinezet-edhe-me-ndihmen-e-bashkimit-evropian…

Brukseli ofron në fshehtësi të dhënat e Europol-it për policinë izraelite

Brukseli nuk po ndërmerr asnjë masë ndëshkuese ndaj Izraelit për veprimet në Gaza. Përkundrazi, sipas një hetimi të organizatës britanike Statewatch, Komisioni Europian po zhvillon negociata sekrete për t’i mundësuar policisë izraelite qasje në të dhënat e agjencisë Europol.

Ekspertët e të drejtave të njeriut, paralajmërojnë se një marrëveshje e tillë rrezikon jetën e palestinezëve dhe mund të shkelë të drejtën ndërkombëtare.

Projekti i marrëveshjes, i nënshkruar në vitin 2022, parashikon shkëmbimin e një game të gjerë të dhënash personale: emra, numra identifikimi, vendndodhje, informacione gjenetike dhe biometrike, si dhe detaje mbi bindjet politike, gjendjen shëndetësore, marrëdhëniet dhe orientimin seksual.

Juristi Eitan Diamond shpreh shqetësimin se këto të dhëna mund të përdoren si inteligjencë për të mbështetur vendime që synojnë sulmet ndaj palestinezëve.

Në vitin 2022, Shërbimi Juridik i Këshillit të BE-së e cilësoi projektin si “juridikisht të paqëndrueshëm”, duke vënë në dukje se disa nene ishin në kundërshtim me ligjin evropian dhe atë ndërkombëtar.

Megjithëse ishte paraparë një klauzolë që ndalonte përdorimin e të dhënave për territoret e pushtuara (si Lartësitë e Golanit dhe Bregu Perëndimor), përjashtimet për “rrezik të menjëhershëm për jetën” dhe “parandalim ose ndjekje penale” u konsideruan shumë të paqarta, duke e bërë në praktikë të pazbatueshëm ndalimin.

Juristët frikësohen se marrëveshja do të legitimonte pushtimin izraelit të Bregut Perëndimor, Jerusalemit Lindor, Rripit të Gazës dhe Lartësive të Golanit.

Sot, ndërsa vazhdon gjenocidi në Gaza dhe shtohet dhuna e kolonëve, këto shqetësime janë më të rënda se kurrë. Megjithatë, Komisioni Evropian i ka vazhduar negociatat në fshehtësi.

Dokumentet e siguruara nga Statewatch tregojnë se midis janarit 2023 dhe janarit 2026 janë zhvilluar të paktën shtatë takime mes zyrtarëve të Komisionit dhe diplomatëve izraelitë.

29 eurodeputetë kanë ngritur pyetje për të kërkuar sqarime mbi këto negociata. Njëri prej tyre, Mounir Satouri, e cilëson situatën si një “skandal i dyfishtë”,

Ai thekson se Komisioni ka negociuar një marrëveshje bashkëpunimi policor me Izraelin, ndërsa raportet e ekspertëve dhe të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm dokumentonin shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare humanitare në Gaza, dhe e ka bërë këtë në fshehtësi të plotë, duke shmangur kontrollin parlamentar.

Ai kërkon pezullimin e menjëhershëm të negociatave. E gjitha kjo ndodh në kushtet e një heshtjeje mediatike të Europës, duke lënë të hapur pyetjen se çfarë do të ndodhte nëse Brukseli do të negocinte fshehurazi me Moskën. tesheshi

Related posts

Sulme ajrore izraelite godasin Rafahun, Khan Junisin dhe Gazën qendrore mes përkeqësimit të kushteve humanitare

RTI

Kina ndalon publikimin e shkallës së papunësisë te të rinjtë

Muhamet Ramadani

FBI: Krimet e urrejtjes arrijnë rekord në Shtetet e Bashkuara

Muhamet Ramadani