Në lidhje me skandalin në spitalin e Pejës, ku një foshnje e vdekur dyshohet se nga papërgjegjësia dhe moskujdesi është futur në një rrobalarëse, janë shkarkuar edhe dy persona.
Me anë të një komunikate për media, Spitali bën me dije se është shkarkuar drejtori mjekësor dhe drejtori për infermieri.
Njoftim për opinion!
Në kuadër të masave lidhur me rastin e trajtimit të frytit të vdekur në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Drejtori Ekzekutiv ka shkarkuar Drejtorin Mjekësor dhe Drejtorin për Infermieri.
Shkarkimi është bërë si përgjegjësi direkte menaxheriale lidhur me rastin e frytit të vdekur.