RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Skocia në vitin 2022 regjistroi mijëra vdekje më shumë se lindje

skocia-ne-vitin-2022-regjistroi-mijera-vdekje-me-shume-se-lindje

Sipas shifrave zyrtare, në Skoci gjatë vitit 2022 janë regjistruar pothuajse 16 mijë vdekje më shumë sesa lindje, transmeton Anadolu.

Regjistrimi Kombëtar i Skocisë (NRS) njoftoi se shifrat e përkohshme tregojnë se në vend gjatë vitit 2022 u regjistruan 62.942 vdekje dhe 46.959 lindje.

“Shifrat e fundit për muajin tetor deri në dhjetor tregojnë se kishte 16.857 vdekje, shifër 9,3 për qind më e lartë se mesatarja 5-vjeçare për këtë periudhë të vitit”, tha NRS-ja.

Shifrat treguan se kishte një rritje të vdekjeve për një sërë shkaqesh, përfshirë sëmundjet e frymëmarrjes të cilat ishin 8,7 për qind më të larta dhe koronavirusi që ishte shkaku kryesor i 353 vdekjeve gjatë tremujorit.

“Hendeku midis vdekjeve dhe lindjeve vazhdon periudhën e ndryshimeve natyrore negative, ku numri i vdekjeve tejkalon numrin e lindjeve, gjë që filloi në vitin 2015”, tha Julie Ramsay, statisticiane e ngjarjeve jetike në NRS.

Ajo theksoi se të kesh më pak lidje sesa vdekje në një popullsi referohet si një “ndryshim natyror negativ”, që do të thotë se popullsia do të bjerë pa “faktorë të jashtëm” siç është migrimi.

Sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar, popullsia e Skocisë është 5.48 milionë.

Related posts

Osmani merr pjesë në takimin e liderëve të rajonit në kuadër të Procesit të Bërdo Brione

admin

Do të mbahet Kuvendi Kombëtare Republikan/ Frikë nga trazirat në Milwaukee, pas atentatit ndaj ish presidentit Trump

admin

SHBA, Harvey Weinstein dënohet më 16 vite në rastin për përdhunim

rezart morina