Dhjetëra fëmijë në Slloveni morën pjesë në një aksion humanitar për të ndihmuar të prekurit e tërmeteve shkatërruese në Türkiye dhe Siri me kontribute modeste, raporton Anadolu.
Xhemati i Kërshko-s në Slloveni organizoi aksionin humanitar të cilit iu përgjigjën një numër i madh i fëmijëve nga zona.
Siç thanë përfaqësuesit e xhematit të Kërshko-s, fëmijët e mektebit të xhematit të Kërshko-s në Slloveni morën pjesë në fushatën për mbledhjen e donacioneve për Türkiye-n dhe Sirinë.
Fëmijët shitën kafe, çaj dhe ëmbëlsira dhe në këtë mënyrë mblodhën një kontribut vullnetar për të prekurit nga tërmeti.
Gjithashtu u organizua edhe një panair shkollor ku fëmijët mblodhën 850 euro, të cilat do të dhurohen për të prekurit e tërmeteve shkatërruese.
Xhemati i Kërshko-s tha se me këtë gjest fëmijët edhe një herë treguan një shembull të mrekullueshëm humanizmi dhe solidariteti me njerëzit në nevojë.