RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Snajperistët qëllojnë mbi të bllokuarit në spitalin Al-Shifa

snajperistet-qellojne-mbi-te-bllokuarit-ne-spitalin-al-shifa

Snajperët izraelitë vazhdojnë të qëllojnë mbi këdo pranë spitalit Al-Shifa, duke bllokuar mijëra njerëz ende të bllokuar brenda objektit të rrethuar pa energji elektrike, ujë ose ushqim.

“Ata janë jashtë, jo shumë larg portave,” tha Ahmed al-Boursh, një banor i Gazës i strehuar atje duke iu referuar trupave izraelite.

Gjeneratorit të fundit të spitalit i mbaroi karburanti të shtunën, duke çuar në vdekjen e të paktën tre foshnjave të parakohshme dhe katër pacientëve të tjerë, sipas ministrisë së shëndetësisë. Ai tha se 36 foshnja të tjera që kanë nevojë për inkubatorë janë në rrezik të vdekjes.

Nënsekretari i Ministrisë së Shëndetësisë Munir al-Boursh tha se snajperët janë vendosur rreth Al-Shifas, duke qëlluar në çdo lëvizje brenda kompleksit.

“Ka të plagosur mbrenda dhe ne nuk mund t’i arrijmë,” tha ai për Al Jazeera. “Ne as nuk mund të nxjerrim kokën nga dritarja.”  /mesazhi

Related posts

Iran, sot lirohen 5 shtetasit amerikanë të burgosur në këmbim me 5 të burgosur iranianë në SHBA

rezart morina

74 për qind e evropianëve mendojnë se ka korrupsion në sektorin publik

admin

Lufta e Kosovës, Kurti: Po bëhen përgatitje që të akuzohet Serbia për krime lufte dhe gjenocid

admin