RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

S’ndalen tragjeditë në vendin e punës, një person humb jetën në Gjakovë

s’ndalen-tragjedite-ne-vendin-e-punes,-nje-person-humb-jeten-ne-gjakove

Një aksident tragjik ka ndodhur paraditën e sotme, në Meqë të Gjakovës, ku një person ka ndërruar jetë.

Sipas zëdhënëses së policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, viktima ishte duke drejtuar kamionin, kur humbi kontrollin mbi të dhe mjeti transportues rrëshqiti.

“Si pasojë e kësaj lëvizjeje, një punëtor(mashkull i moshës madhore) i cili ndodhej në afërsi të mjetit, ka mbetur i bllokuar nën të” ka deklaruar Krasniqi.

Pas intervenimit të njësiteve policore, ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësve, është konstatuar se personi i zënë nën mjet ka ndërruar jetë.

“Lidhur me rastin po ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm nga Policia për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje” përfundoi Krasniqi.

Related posts

Tragjedi në Brazil, 28-vjeçarja humb jetën nga një plumb qorr gjatë përplasjes mes bandave në Rio de Janeiro

admin

Forcat izraelite vrasin tre palestinezë në Bregun Perëndimor

Muhamet Ramadani

Greqia miraton paketën e mbrojtjes prej 4.8 miliardë dollarësh, të udhëhequr nga sistemi izraelit i mbrojtjes ajrore

RTI