Është rritur në 20 numri i personave që kanë humbur jetën në sulmin terrorist të kryer nga organizata Al-Shabaab në Somali, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në shtypin lokal, mësohet se Al-Shabaab mbrëmë natën sulmoi një autokolonë në rajonin Hiran të vendit.
Në sulm humbën jetën 20 persona ndërsa 7 automjete përfshirë furgonë dhe kamionë u dogjën dhe u bënë të papërdorshëm.
Përgjegjësinë për sulmin e mori përsipër organizata terroriste Al-Shabaab.
Organizata Al-Shabaab shpesh kryen sulme që vendosin në objektiv forcat e sigurisë dhe civilët në Somali. /aa