RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Somali, rritet në 20 numri i viktimave në sulmin terrorist të Al-Shabaab

somali,-rritet-ne-20-numri-i-viktimave-ne-sulmin-terrorist-te-al-shabaab

Është rritur në 20 numri i personave që kanë humbur jetën në sulmin terrorist të kryer nga organizata Al-Shabaab në Somali, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin lokal, mësohet se Al-Shabaab mbrëmë natën sulmoi një autokolonë në rajonin Hiran të vendit.

Në sulm humbën jetën 20 persona ndërsa 7 automjete përfshirë furgonë dhe kamionë u dogjën dhe u bënë të papërdorshëm.

Përgjegjësinë për sulmin e mori përsipër organizata terroriste Al-Shabaab.

Organizata Al-Shabaab shpesh kryen sulme që vendosin në objektiv forcat e sigurisë dhe civilët në Somali. /aa

Related posts

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se 2 ushtarë u vranë në një aksident me helikopter

RTI

Paralajmërimi i shkencëtarëve: Nëse temperaturat nuk ulen deri në fund të vitit…

admin

Vritet një tjetër gazetar në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës

Muhamet Ramadani