RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdogan i ofron ndihmë Putinit për zgjidhjen e konfliktit në Zaporizhzhia

erdogan-i-ofron-ndihme-putinit-per-zgjidhjen-e-konfliktit-ne-zaporizhzhia

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i tha presidentit rus Vladimir Putin se Turqia mund të ndërmjetësojë në lidhje me situatën në termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia.

“Turqia mund të ndërmjetësojë në konfliktin mbi termocentralin bërthamor të Ukrainës në Zaporizhzhia, i cili u pushtua nga trupat e Moskës”, i tha Erdogani Putinit të shtunën.

“Presidenti Erdogan deklaroi se Turqia mund të luajë rolin e një ndërmjetësi në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, siç bëri në marrëveshjen e grurit”, ka thënë presidenca turke, duke iu referuar marrëveshjes së eksportit të grurit që Kievi dhe Moska nënshkruan në korrik, me Turqinë si garantuese.

Muajin e kaluar, Erdogani paralajmëroi për rrezikun e një fatkeqësie bërthamore kur ai vizitoi Lvivin gjatë bisedimeve me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Ne jemi të shqetësuar. Ne nuk duam një tjetër Çernobil”, kishte thënë udhëheqësi turk.

Rusia njoftoi sot se të premten pengoi përpjekjen e ukrainasve për të marrë kontrollin e termocentralit bërthamor. /koha

Related posts

Presidenti iranian: Efektiviteti i bisedimeve me SHBA-në varet nga zbatimi i plotë i detyrimeve të dakorduara

RTI

KFOR-i nuk jep datë se kur do të largohen barrikadat nga veriu

admin

19 të vdekur dhe 27 të plagosur nga një përplasje autobusësh në Sirinë qendrore

Muhamet Ramadani