RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sondazh: Rritet mbështetja për partinë ekstremit të djathtë AfD në Gjermani

sondazh:-rritet-mbeshtetja-per-partine-ekstremit-te-djathte-afd-ne-gjermani

Mbështetja e brendshme për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) vazhdon të rritet, zbuloi një sondazh të shtunën, transmeton Anadolu.

Mbështetja për AfD-në ka arritur në 22 për qind, sipas sondazhit të opinionit publik nga INSA, i kryer për të përditshmen Bild.

Sondazhi gjithashtu tregoi se Partia Socialdemokrate ka 18 për qind mbështetje, ndërsa Të Gjelbërit 14 për qind dhe Partia Demokratike e Lirë 7 për qind. Mbështetja për Partinë e Majtë opozitare qëndron në 5 për qind.

Duke folur për Bild për ngritjen e AfD-së, drejtori i INSA-s Hermann Binkert tha se ka një hendek prej 4 për qind midis partisë së ekstremit të djathtë dhe Unionit Kristian Demokrat.

“Hendeku nuk ka qenë kurrë kaq i vogël”, shtoi ai.

Ndërkohë, duke folur për gazetën RND-në, Shimon Stein, ish-ambasador izraelit në Berlin, ka shprehur zhgënjimin për trendin në rritje të partisë së ekstremit të djathtë.

Related posts

Çavuşoğlu-Dendias në zonën e tërmetit: Nuk duhet të presim një tërmet tjetër për t’i përmirësuar marrëdhëniet

Muhamet Ramadani

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike

Irfan Jahiu

Shqipëri: Eksportet drejt Maqedonisë së Veriut u rritën me 3.2 miliardë lekë

admin