RTV AHIRETI
Lajme

Türkiye do të dërgojë 2 avionë dhe 1 helikopter për të ndihmuar Greqinë të luftojë zjarret

turkiye-do-te-dergoje-2-avione-dhe-1-helikopter-per-te-ndihmuar-greqine-te-luftoje-zjarret

Türkiye do të sigurojë dy avionë amfibë zjarrfikës dhe një helikopter zjarrfikës për të ndihmuar Greqinë të luftojë zjarret, transmeton Anadolu.

“Në udhëzimet e presidentit Recep Tayyip Erdoğan, dy avionë zjarrfikës dhe një helikopter zjarrfikës të regjistruar në inventarin e Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve dhe ekuipazheve të Ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjeve, do të dërgohen në Greqi”, njoftoi Drejtoria Turke e Komunikimeve.

Sipas njoftimit, avionët amfibë me manovrim efektiv dhe një helikopter zjarrfikës i prodhuar me burimeve vendase do të përdoren në Greqi për t’iu përgjigjur zjarreve.

Që nga e hëna, Greqia është duke luftuar me zjarret e furishme, me avionë zjarrfikës nga Franca dhe Italia që kanë mbërritur për të ndihmuar në shuarjen e flakëve që dogjën shtëpitë dhe shkatërruan mjedisin.

Related posts

Spanja i kërkon BE-së të pezullojë traktatin e bashkëpunimit të vitit 1995 me Izraelin pas sulmeve në Liban

Hevzi

“Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë”, Ministri Hoxha në Prishtinë: Kosova është prioritet absolut i Shqipërisë

Hevzi

Tërnava i ashpër me “Lëvizjet anti islame: Po e prishin harmoninë dhe bashkëjetesën fetare

Muhamet Ramadani