RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sondazhi: Shumica e izraelitëve besojnë se Netanyahu nuk e menaxhon mirë luftën në Gaza

sondazhi:-shumica-e-izraeliteve-besojne-se-netanyahu-nuk-e-menaxhon-mire-luften-ne-gaza

Një sondazh i kryer në Izrael zbuloi se shumica e qytetarëve besojnë se kryeministri Benjamin Netanyahu “nuk e menaxhon mirë luftën në Rripin e Gazës”, transmeton Anadolu.

Televizioni shtetëror izraelit KAN tregoi rezultatet e sondazhit të tij për luftën që Netanyahu vazhdon në Rripit të Gazës.

Sipas rezultateve, 68 për qind e izraelitëve thanë se Netanyahu nuk e menaxhon mirë luftën që vazhdon që nga 7 tetori 2023 kundër Rripit të Gazës ndërsa 29 për qind thanë se ai e menaxhoi mirë dhe 3 për qind thanë se nuk e dinë.

45 për qind e izraelitëve e konsiderojnë Netanyahun si përgjegjës për ngjarjet që ndodhën më 7 tetor, 35 për qind e mbajtën përgjegjës ushtrinë ndërsa 3 për qind e mbajtën përgjegjës ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant dhe pjesa tjetër refuzoi të përgjigjet.

42 për qind e izraelitëve që morën pjesë në anketë theksuan se Netanyahu duhet të japë dorëheqje menjëherë për shkak të ngjarjeve të 7 tetorit. 29 për qind thanë se ai duhet të japë dorëheqje pas përfundimit të luftës kurse 21 për qind e pjesëmarrësve shprehën dëshirën që Netanyahu të vazhdojë detyrën pavarësisht ngjarjeve.

Ndërkohë që vazhdojnë sulmet në Gaza, mijëra njerëz në Izrael protestojnë pothuajse çdo ditë duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë së Netanyahut, zgjedhje të parakohshme dhe kthimin e pengjeve izraelite në shtëpitë e tyre.

Related posts

Struga ndalon shëtitjen me bikini në qytet

rezart morina

OKB e alarmuar: Më shumë fëmijë u vranë për 4 muaj në Gazë sesa për 4 vjet në të gjithë botën

admin

Erdogan: Lufta kundër terrorizmit, çelësi i zgjidhjes së emigracionit

rezart morina