RTV AHIRETI
Lajme

Sonte mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, temë e diskutimeve zgjedhjet e parakohshme

sonte-mblidhet-keshilli-i-pergjithshem-i-ldk-se,-teme-e-diskutimeve-zgjedhjet-e-parakohshme

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot pasdite.

Sipas agjendës që ka qarkulluar në media, LDK do të diskutojë për zhvillimet aktuale politike si dhe për vendimet që do të ndërmarrin për zgjedhjet e parakohshme, transmeton Telegrafi.

Mbledhja do të nis në ora 18:00.

Ditën e hënë, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, ka thënë se dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti është zgjidhja e vetme e këtij procesi politik.

“Sa i përket zgjedhjeve është vetëm një zgjidhje, zgjidhja është dorëheqja e kryeministrit. Pra kryeministri nëse dëshiron që të ketë zgjidhje dhe zgjedhje në të njëjtën kohë duhet ai ta ofrojë zgjidhjen, zgjidhja është dorëheqja dhe shkuarja e vendit në zgjedhje”, tha Gashi.

Zgjedhje të parakohshme parlamentare janë duke kërkuar të gjitha subjektet opozitare, por që deri tani nuk ka ndonjë dakoordim mes tyre për mënyrën e si do të shkohet në zgjedhje./Telegrafi/

The post Sonte mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, temë e diskutimeve zgjedhjet e parakohshme first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Ministria e Shëndetësisë apelon sërish tek qytetarët për të vluar ujin para përdorimit

admin

Lajçak: Me ardhjen e Qeverisë Kurti ndryshoi qasja e Kosovës për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë

rezart morina

Bislimi priti ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves

admin6