RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sonte mblidhet Kuvendi për konstituim

sonte-mblidhet-kuvendi-per-konstituim

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sonte në mbrëmje për ta konstituar legjislaturën e re.

Kështu mëson ekskluzivisht KosovaPress nga burime brenda Kuvendit të Kosovës.

Seanca konstituive pritet të mbahet më fillim nga ora 20:00 ose 21:00, ku Lëvizja Vetëvendosje pritet ta japë emrin për kryetar kuvendi.

Aktualisht në takim janë kreu i VV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, të cilët po tentojnë të arrijnë një marrëveshje për çështjen e presidentit.

Para takimit me Kurtin, Abdixhiku u shpreh se konstituimi i kuvendit duhet të ndodhë sot dhe se partia e tij nuk nënshtrohet. Ndërsa, Kurti tha se do të ketë lajme po sa të ketë marrëveshje.

Dje, Kurti nuk dha emër për kryetar kuvendi, pasi kërkoi kohë shtesë për marrëveshje politike me LDK-në.

Related posts

Francë, prokurorët hapin hetime për ndërhyrje të mundshme të huaja që synonin kandidatët pro Palestinës

Irfan Jahiu

Trump thotë se Irani “po dështon rëndë”, ndërsa lë të hapur mundësinë e veprimit ushtarak

RTI

Shefi i ushtrisë franceze paralajmëron “përplasje” të mundshme me Rusinë para vitit 2030

RTI