RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sot dhe nesër mbyllet rruga Brezovicë–Prevallë, mbahet gara automobilistike “Brezovica 2026”

sot-dhe-neser-mbyllet-rruga-brezovice–prevalle,-mbahet-gara-automobilistike-“brezovica-2026”

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot dhe nesër do të zhvillohet Gara Automobilistike Malore “Brezovica 2026”, e organizuar nga Federata e Auto Sporteve të Kosovës.

Për shkak të mbajtjes së garës, segmenti rrugor Brezovicë–Prevallë (R115) do të mbyllet përkohësisht për qarkullim në intervalin kohor nga ora 10:30 deri në 18:00, gjatë të dyja ditëve.

Sipas njoftimit të ministrisë, sot do të zhvillohen stërvitjet zyrtare, ndërsa nesër do të mbahet gara zyrtare.

Për mbarëvajtjen e aktivitetit dhe garantimin e sigurisë së pjesëmarrësve, organizatorët do të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe institucionet përgjegjëse.

Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të planifikojnë paraprakisht lëvizjet e tyre, të respektojnë sinjalizimin e përkohshëm rrugor dhe udhëzimet e Policisë së Kosovës dhe zyrtarëve të angazhuar në terren.

Related posts

Agim Veliu refuzon të jetë pjesë e listës së LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit

Kushtrim Guraj

“Do bëj gjithçka për të fituar”- Biden shprehu mbështetjen e tij për kandidaturën e saj në zgjedhje, Kamala Harris: Jam e nderuar që kam miratimin e Presidentit

admin

Izraeli vret 2 palestinezë në Hebron

RTI