Më shumë se 700 të ftuar të huaj kanë shkuar në Japoni për funeralin e ish-kryeministrit Shinzo Abe, duke përfshirë rreth 50 drejtues aktualë ose ish-drejtues të shtetit.
Zyrtarët përfshijnë zëvendëspresidenten e SHBA Kamala Harris, kryeministrin e Indisë Narendra Modi, kryeministrin e Singaporit Lee Hsien Loong, kryeministrin australian Anthony Albanese, presidentin vietnamez Nguyen Xuan Phuc, kryeministrin e Koresë së Jugut Han Duck-soo, Zëvendës Presidenten e Filipineve Sara Duterte-Carpio, Zëvendës Presidenti Maruf Amin i Indonezisë dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.
Zyra e kryeministrit Fumio Kishida ka postuar në Twitter foto të takimeve të tij nga dje dhe mëngjesin e sotëm. Ai do të takohet sot me mbi 40 krerët e shtetit./ abcnews