RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sot heshtje zgjedhore! Nesër qytetarët zgjedhin me votë 61 kryebashkiakët e rinj

sot-heshtje-zgjedhore!-neser-qytetaret-zgjedhin-me-vote-61-kryebashkiaket-e-rinj

Pas një muaji fushatë, e cila u përmbyll mbrëmjen e djeshme, kjo e shtunë shënon heshtje zgjedhore për të gjitha palët politike, që garojnë këtë 14 maj.

Ditën e diel në orën 7:00, votuesit do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 61 kryetarët e rinj të bashkive, si edhe përfaqësuesit në Këshilla Bashkiakë.

Në këto zgjedhje vendore 3.650.550 shtetas shqiptarë kanë të drejtën e votës, ndërsa 122.545 zgjedhës votojnë për herë të parë.

Në 61 bashki të vendit do të jenë të hapura 5.211 qendra votimi nga ora 07:00-20:00.

Në Kamëz, Vorë dhe Elbasan do të votohet në mënyrë elektronike dhe rezultati në këto bashki pritet të dalë pak minuta pas përmbylljes së procesit zgjedhor, ndërsa thuajse në të gjitha qendrat e votimit do të bëhet identifikimi elektronik i votuesve.

Këto zgjedhje padyshim do kenë vëzhguesit e tyre, por Top Channel premton të jetë syri dhe veshi i publikut për të treguar në kohë reale minutë pas minute zgjedhjet. /tch

Related posts

Parlamenti Evropian i jep dritën jeshile ligjit për Inteligjencën Artificiale! Zbardhen pikat që përbëjnë rrezik të lartë për sigurinë dhe privatësinë

admin

Parlamenti italian miraton marrëveshjen për emigrantët me Shqipërinë

Muhamet Ramadani

Forcat izraelite vranë një palestinez në Bregun Perëndimor

Muhamet Ramadani