RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 ton në autoudhë

sot-kufizohet-qarkullimi-i-kamioneve-mbi-20-ton-ne-autoudhe

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot do të vendoset kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit, kufizimi do të zbatohet në autoudhë nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta të parashikuara, të cilat pritet të arrijnë 32 gradë Celsius ose më shumë.

Ndërkaq, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i automjeteve të rënda do të lejohet pa kufizime.

Nga ky kufizim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve të automjeteve të transportit që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin sipas orarit të përcaktuar.

Related posts

Hapet xhamia e re në Troisdorf të Gjermanisë

admin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Kina, mbështetëse vendimtare e pushtimit ukrainas nga Rusia! I bëj thirrje që…

admin

Tunizi, arrestohet ish-kryeministri Hamadi Jebali

admin