Të hënën (sot) mbahet samiti i Procesit Brdo-Brioni, ku temë kryesore është paralajmëruar të jetë siguria në Ballkanin Perëndimor.
Presidentja Vjosa Osmani do të përfaqësojë Kosovën në këtë takim, ndërkohë ajo ka shkuar në Slloveni të dielën mbrëma, ku është pritur nga kryetari i këtij vendit, Borut Pahor, ka bërë të ditur Zyra për Informim e Presidencës.
Pjesëmarrës do të jenë edhe kryetarët e Shqipërisë, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe tre anëtarët e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës.