RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sot në Kosovë, nafta dhe benzina 2 cent më lirë

sot-ne-kosove,-nafta-dhe-benzina-2-cent-me-lire

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve ditën e sotme (e premte).

Sipas njoftimit të MINT, çmimet e naftës dhe benzinës janë liruar për 2 cent, ndërkaq çmimi i gazit ka rënë për 1 cent.

Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës:

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Naftë është: 1.72 € për litër;

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.58 € për litër;

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gaz është: 0.78 € për litër.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së premtes dhe janë të vlefshme për 24 orë.

Kësisoj, MINT do të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve.

Ditë më parë, Qeveria e Kosovës vendosi për vlerën se sa mund të fitojnë kompanitë e shitjes së derivateve. Fitimi është 12 centë për shitjet me pakicë, ndërsa 2 cent për shitjet me shumicë.

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës i kishte dërguar letër Qeverisë së Kosovës me anë të së cilës kërkojnë që marzha të caktohet duke u bazuar në nivelet e çmimeve aktuale.

Related posts

Përpjekje e Pekinit për të pasur një dominim në hapësirë, Kina lëshon sondë për të mbledhur mostra nga Hëna

admin

Shtohen trazirat në universitetet amerikane mes protestave për luftën në Gazë

admin

Ndërsa temperaturat rriten, haxhilerët ngjiten në malin Arafat për kulmin e Haxhit

rezart morina