RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Sot pritet të fillojnë gërmimet te varreza e dyshuar në Kalludër të Zubin Potokut

​sot-pritet-te-fillojne-germimet-te-varreza-e-dyshuar-ne-kalluder-te-zubin-potokut

Prokuroria Speciale pritet t’i fillojë sot gërmimet në zonën malore të fshatit Kalludër të Zubin Potokut, ku dy ditë më parë u gjetën mbetje mortore njerëzish.

Sipas dyshimeve të deritanishme, te zona ku do të bëhen gërmimet dyshohet se mund të gjendet një varrezë masive me trupat e shumë civilëve shqiptarë të vrarë gjatë luftës.

Gërmimet në Zubin Potok, Kurti: Dyshojmë se mbetjet mortore mund t’iu përkasin intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës

Rasti më i madh është ai i humbjes pa gjurmë të një grupi prej 23 burrash, që njihet si Grupi i Intelektualëve, shumica prej të cilëve nga Mitrovica.

Ata u ndaluan më 19 prill nga forcat serbe në këtë zonë derisa po largoheshin në Malin e Zi, dhe më nuk u gjet gjurmë e tyre.

Related posts

BE-ja pritet t’i heqë pjesërisht dhe gradualisht masat ndaj Kosovës

admin

Një palo ushtri që vret fëmijë: të dhëna alarmuese nga Libani

Kushtrim Guraj

Myftiu Tërnava u prit në takim nga ministri i Çështjeve Islame, Thirrjes dhe Udhëzimit i Mbretërisë së Arabisë Saudite

RTI