RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut

sot-seance-e-jashtezakonshme-e-kuvendit-per-arrestimin-e-kryeshefit-te-kek-ut

Kuvendin i Kosovës do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme ku do të diskutohet për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Seanca është paralajmëruar të nisë nga ora 11:00, ndërsa është thirrur nga kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili ka njoftuar se ka dorëzuar kërkesën nga 40 deputetë për këtë seancë të jashtëzakonshme.

përgjegjësinë e institucioneve qendrore në sektorin energjetik.

Në këtë seancë pritet të zhvillohet debat parlamentar lidhur me zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe përgjegjësinë e institucioneve qendrore në sektorin energjetik.

Ndryshe, Nagip Krasniqi është arrestuar të mërkurën nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, “Ushtrimi i ndikimit’’ dhe ‘’Konflikti i interesit’’ dhe të njëjtit i është caktuar një muaj paraburgim.

Related posts

Serbët mblidhen para objekteve të komunave në Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan

admin

Prizren, strukturat kulturore dhe arkitekturore të periudhës Osmane tërheqin turistët vendas dhe të huaj

admin

Çavuşoğlu: Greqia fshihet pas BE-së

admin