RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sot seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, diskutohet për tekstet shkollore

sot-seance-e-jashtezakonshme-ne-kuvendin-e-kosoves,-diskutohet-per-tekstet-shkollore

Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë sot seancë të jashtëzakonshme për librat.

Me ftesë të opozitës, do të ketë debat parlamentar lidhur me furnizimin me tekste shkollore për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët.

Seanca do të fillojë në orën 12:00.

Deputetja e Partisë Demokratikë të Kosovës, Eliza Hoxha, kishte deklaruar se anëtarët e komisionit për arsim, të mbështetur edhe nga deputetë të tjerë të opozitës kanë inicuar këtë seancë të jashtëzakonshme.

Derisa ka kritikuar qeverinë, ajo ka thënë se “Kuvendi duhet të ndërpres pushimin dhe t’i kthehet punës, e të diskutoj mbi përgjegjësinë e qeverisë për këtë dështim të pashembullt në përmbushjen e mandatit kushtetues e ligjor të saj”.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka vendosur që këtë vit prindërit t’i blejnë tekstet shkollore ndërsa qeveria t’u ndajë atyre mjetet e nevojshme.

Related posts

MV: Sulmi ndaj policisë së Kosovës, akt i rëndë destabilizues

admin

Rama: Kosova e ka në tryezë ofertën më të mirë të mundshme, Serbia të detyrohet ta pranojë planin franko-gjerman

rezart morina

Josep Borrellit i kërkohet dorëheqja: Evropa duhet të qëndrojë me Kosovën

rezart morina