RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sot shqyrtohet raporti për Kosovën në Këshill të Evropës

sot-shqyrtohet-raporti-per-kosoven-ne-keshill-te-evropes

Sot do të mblidhet Komiteti për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës, ku pritet të votohet raporti i Dora Bakojanis, raportuese për Kosovën në KiE.

Në Kosovë presin që raporti të marrë dritën e gjelbër dhe të kalojë për shqyrtim në Asamblenë Parlamentare, i cili do t’i hapte rrugë më pas vendimit final nga Komiteti i Ministrave të Punëve të Jashtme.

Inkuadrimi i Kosovës në këtë trup është riaktualizuar në javët e fundit, pasi, me kërkesën e Qeverisë së Kosovës drejtuar Agjencisë Kadastrale për transferimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit, është përmbushur njëri nga kushtet kryesore për anëtarësim.

Këshilli i Evropës – ku Kosova ka aplikuar për anëtarësim më 2022 – është organizatë lidere në Evropë në fushën e të drejtave të njeriut.

Pjesë e tij janë 46 shtete, përfshirë 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe të gjitha vendet e rajonit.

Related posts

Nuk ndalën sulmet në Gazën qendrore dhe jugore

rezart morina

Mbi 100 raste aktive me COVID në Kosovë

rezart morina

Turistja Lina Boettcher nga Gjermania pranoi Islamin në Turqi

rezart morina