Spanja është duke u përballur me valën e katërt të të nxehtit këtë verë, pasi të mërkurën ka regjistruar temperaturën 44 gradë Celsius.
Televizioni spanjoll RTVE, ka raportuar për të nxehtë “ngufatës”, derisa në ballinën e të përditshmes spanjolle El Mundo titulli kryesor ka qenë: “Neuronet po shkrihen si gjalpi”.
Për gjithë territorin, ose pjesë të mëdha të rajoneve të Andaluzisë, Kastillës, Leonit, Madridit dhe Kastille-La Mançës, shërbimi shtetëror i motit e ka vendosur nivelin më të lartë të alarmit.
Në Madrid, ku temperatura është regjistruar 40 gradë Celsius pak para orës 19:00, shumë rrugë janë boshatisur.
Sipas meteorologëve, vala e të nxehtit do të nisë të dobësohet të premten.
Shërbimi shtetëror i motit ka paralajmëruar për rritje të rrezikut për zjarre pyjore në Spanjë, për shkak të thatësisë së madhe dhe erërave të fuqishme.
Në fillim të muajit korrik, bota është përballur me temperatura tejet të larta.
Në disa studime është thënë se një mot i tillë do të ishte gati i pamundshëm pa ndryshimet klimatike të nxitura nga njeriu. /rel
Spain is banning some outdoor work during extreme heat.
Last year, almost 62,000 deaths were related to heat more than 11300 of them in Spain.
Would you work from 6 AM to 2 PM to beat the heat? #Spain #Heat #HeatWaves pic.twitter.com/D52bN3Rarv
— SparkED (@Afghan_Engineer) August 8, 2023