RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Spanja reagon ndaj Marokut lidhur me territoret Ceuta dhe Melilla

spanja-reagon-ndaj-marokut-lidhur-me-territoret-ceuta-dhe-melilla

Spanja i ka dërguar një notë proteste Qeverisë së Marokut e cila ka bërë përcaktimin si “Qytete të Marokut” për territoret Ceuta dhe Melilla në Afrikën Veriore, transmeton Anadolu.

Agjencia zyrtare e lajmeve EFE e Spanjës, në lajmin e saj të bazuar në burimet e Ministrisë së Jashtme thekson se në notën e dërguar nga Ministria e Jashtme spanjolle ndaj Ambasadës së Marokut në Madrid, dënohet shprehja “Qytete të Marokut” që përfaqësuesi i qeverisë marokene ka përdorur në Komisionin Evropian (KE) për Ceuta-n dhe Melilla-n.

Në notë vihet theksi se Spanja “kundërshton në mënyrë kategorike” një përkufizim të tillë.

Në përgjigje të shprehjeve si “Qytete spanjolle të njohura ndërkombëtarisht” dhe “Qytetet në kufijtë e BE-së” që zv/presidenti i KE-së për Koordinimin e Politikave të Migracionit dhe Sigurisë, Margaritis Schinas ka përdorur disa herë për Ceuta-n dhe Melilla-n, Qeveria e Marokut në një dokument dërguar KE-së është përgjigjur se “Ceuta dhe Melilla janë qytete marokene”.

Spanja dhe Maroku të cilat përjetuan krizë diplomatike që zgjati 10 muaj në vitet 2021-2022 për shkak të krizës së Saharasë Perëndimore dhe emigracionit të paligjshëm nga Ceuta dhe Melilla në Spanjë, në prill 2022 ato ranë dakord për “krijimin e një partneriteti të ri” dhe premtuan “distancim nga retorikat në çështje të ndjeshme që mund të shqetësojnë palën përballë”.

Gjithashtu Spanja dhe Maroku përforcuan këto premtime të tyre duke bërë marrëveshje që paraqesin një udhërrëfyes të ri në marrëdhëniet dypalëshe me Takimin Ndërqeveritar të Nivelit të Lartë të mbajtur më 2 shkurt të këtij viti.

Related posts

Blinken: SHBA-ja do t’i mbrojë Filipinet nëse sulmohen

admin

Ukraina: Rusët sulmuan infrastrukturën portuale në Danub

rezart morina

Mjekët në QKUK ia ngjesin krahun e këputur pacientit

admin