RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Specialja pranon pjesërisht kërkesën e mbrojtjes së Veselit

specialja-pranon-pjeserisht-kerkesen-e-mbrojtjes-se-veselit

Gjykata Speciale ka vendosur që të shtyjë seancat e parapara mes datava 12 dhe 15 shkurt 2024. Kjo pas kërkesës së mbrojtjes së Kadri Veselit si rezultat i vdekjes së avokatit Andrew Strong dhe nevojës që avokati i ri të familjarizohet me rastin.

“Rasti Thaçi dhe të tjerët. Anulohen katër seanca në shkurt sipas kërkesës së mbrojtjes së Veselit”, ka njoftuar Specialja.

Megjithatë, Specialja nuk e ka aprovuar të plotë kërkesën e mbrojtjes së Veselit, duke qenë se kanë kërkuar anulimin e seancave edhe nga 29 deri më 31 janar dhe gjithashtu edhe me 1 shkurt.

“Paneli e sheh të përshtatshme që të lirojë vetëm ditët e seancave të planifikuara për 12-15 shkurt 2024, dhe të mbajë pjesën tjetër të ditëve të seancave siç ishte planifikuar më parë”, thuhet në vendim, duke sqaruar se shtyrja edhe e seancave të tjera mund të shkaktojë telashe tek dëshmitarët e planifikuar.

Related posts

Reagon Shtëpia e të Moshuarve në Pejë: Ngjarja na ka lënë pa fjalë

admin

Aksident në Rrugën e Kombit, lëndohet familja me 5 anëtarë nga Kosova, mes tyre dy fëmijë

Muhamet Ramadani

“Ata që djegin Kuranin janë ‘idiotë të dobishëm’ për ata që dëshirojnë të përçajnë Suedinë”

admin