RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Spitali i fundit funksional në veri të Gazës mbetet “jashtë shërbimit” mes sulmeve izraelite

spitali-i-fundit-funksional-ne-veri-te-gazes-mbetet-“jashte-sherbimit”-mes-sulmeve-izraelite

Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës ka bërë të ditur se spital i fundit funksional në pjesën veriore të enklavës palestineze ndaloi funksionimin mes sulmeve izraelite, raporton Anadolu.

“Spitali Baptist Al-Ahli u detyrua të dalë jashtë shërbimit për shkak të bombardimeve izraelite, rrethimit dhe arrestimit të mjekëve”, tha zëdhënësi i ministrisë, Ashraf al-Qudra.

Sipas zyrtarëve shëndetësorë në Gaza, të paktën 471 persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në një sulm ajror izraelit në spitalin Baptist Al-Ahli më 17 tetor. Megjithatë, Izraeli ende e mohon përgjegjësinë për sulmin.

Ushtria izraelite akuzoi Hamasin për përdorimin e spitaleve në Gaza për qëllime ushtarake, një akuzë e mohuar fuqishëm nga grupi i rezistencës palestineze.

Izraeli ka goditur Rripin e Gazës që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi, duke vrarë të paktën 19.667 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe duke plagosur 52.586 të tjerë.

Sulmet izraelite e kanë shndërruar Gazën në gërmadha me gjysmën e banesave të territorit bregdetar të dëmtuara ose shkatërruara dhe me pothuajse 2 milionë palestinezë të zhvendosur brenda enklavës me një popullsi të dendur mes mungesës së ushqimit dhe ujit të pastër.

Related posts

“Është në interesin më të mirë të partisë dhe të vendit!” – Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale: Nder i madh të shërbeja në këtë detyrë!

admin

Plani i paqes nga presidenti Biden, Hamasi thotë se nuk do ta mbështesë pa zotimin e Izraelit për armëpushim të përhershëm

admin

Turqia shpreson se marrëveshja e drithërave në Detin e Zi do të vazhdojë

rezart morina