RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Stafi i shkollës “Pavarësia” në protestë ndaj “veprimeve të papranueshme të disa nxënësve”

stafi-i-shkolles-“pavaresia”-ne-proteste-ndaj-“veprimeve-te-papranueshme-te-disa-nxenesve”

Shoqata Sindikale e ShFMU “Pavarësia”, Këshilli Drejtues i Shkollës dhe Këshilli i Prindërve ka nisur protestën e cila do zgjasë dy orë, nga ora 08:00 deri në orën 10:00.

Siç thuhet në një deklaratë të përbashkët të Shoqatës Sindikale të ShFMU “Pavarësia”, Këshillit Drejtues të Shkollës dhe Këshillit të Prindërve, protesta organizohet si reagim ndaj veprimeve të papranueshme të disa nxënësve gjatë procesit edukativo-arsimor, përfshirë dhunën fizike, fyerjet, sharjet dhe ofendimet ndaj mësimdhënësve.

Siç theksohet në deklaratë, këto veprime cenojnë autoritetin, sigurinë dhe dinjitetin e mësimdhënësve, si dhe dëmtojnë mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Organizatorët nënvizojnë se fenomeni nuk është i izoluar, por po shfaqet në shumë shkolla, dhe përmes kësaj proteste synohet të kërkohet angazhim serioz institucional dhe shoqëror për ta parandaluar dhe trajtuar me përgjegjësi.

Protesta është mbështetur edhe nga SBAShK-u.

Të hënën janë publikuar pamje ku shihet se një profesor i kësaj sholle ushtronte dhunë fizike ndaj një nxënësi. Në pamje shihet poashtu edhe nxënësi duke e goditur mësimdhënësin.

Related posts

Sulmet iraniane detyrojnë mbylljen e objektit Al Taweelah të kompanisë Emirates Global Aluminium në Abu Dhabi

Hevzi

VIDEO/ Polici hero i shpëton jetën një gruaje, hipi mbi urë dhe po tentonte vetëvrasjen! Momentet e një skene si në “Superman”…

admin

Kryeministri izraelit urdhëron ushtrinë të përgatisë plan për ofensivë tokësore në Rafah

admin