RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Stamboll, vazhdojnë hetimet pas sulmit në kishën Santa Maria

stamboll,-vazhdojne-hetimet-pas-sulmit-ne-kishen-santa-maria

Dy burra të armatosur të paidentifikuar hapën zjarr ndaj njerëzve gjatë shërbesave të së dielës në një kishë në lagjen Sariyer të Stambollit, duke vrarë një pereon, konfirmuan autoritet turke.

Gjatë shërbesave të së dielës në kishën Santa Maria në lagjen Buyukdere, dy sulmues të armatosur hapën zjarr mbi të pranishmit rreth orës 11:40 me orën lokale, duke vrarë një person, tha të dielën Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya.

Ende nuk dihen arsyet e sulmit. Pas sulmit, policia rrethoi të gjithë zonën në përpjekje për të kapur sulmuesit.

“Ata që kërcënojnë paqen dhe sigurinë e qytetarëve tanë nuk do t’i arrijnë kurrë qëllimet e tyre,” tha zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) të Turqisë, Omer Çelik, në një shkrim në X.

Ministri turk i Drejtësisë Yılmaz Tunc bëri një deklaratë pas sulmit, duke njoftuar se një hetim ka nisur nga Prokuroria Publike e Istabulit dhe një zëvendëskryeprokuror dhe dy prokurorë publikë janë caktuar për të ndriçuar incidentin.

Tunc tha: “Përpjekjet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve pas sulmit janë në vazhdim. Hetimi po kryhet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe me saktësi.”

Related posts

Biden-Modi diskutojnë mbi demokracinë, por mediat amerikane nuk lejohen në takim

admin

Çmimet e derivateve për 24 orët vijuese

admin

Rishi Sunak konfirmon: Avionët e Britanisë së Madhe rrëzuan dronët iranianë! Sulmi ndaj Izraelit, një përshkallëzim i rrezikshëm

admin