Guvernatori i Stambollit, Davut Gul, një zyrtar i emëruar nga presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka zbatuar ndalimin e konsumit të alkoolit në vende publike si parqe, plazhe dhe zona pikniku.
“Vendimi u mor për të mbrojtur mjedisin natyror dhe për të parandaluar personat që mund të shkaktojnë ndonjë sherr teksa janë të alkoolizuar”, tha guvernatori Davut Gul.
Ai tha se ata që nuk respektojnë këtë gjë do të gjobiten me 617 lira turke (26 euro).