RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetSport

Stano e quan pozitiv vendimin e Serbisë për njohjen e targave RKS

stano-e-quan-pozitiv-vendimin-e-serbise-per-njohjen-e-targave-rks

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka quajtur hap pozitiv drejt zbatimit të Marrëveshjes vendimin e Serbisë për t’i njohur zyrtarisht targat e automjeteve RKS, të lëshuara nga Kosova.

Në një përgjigje për KOHËN, Stano ka thënë se ky veprim tregon se “është e mundur të arrihet progres në procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”. Ai ka kërkuar që ngjashëm të veprojë edhe Kosova.

“Ne mirëpresim vendimin e Serbisë për të njohur zyrtarisht targat e automjeteve RKS të lëshuara nga Kosova. Ky vendim është një hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit, si dhe në angazhimet e kaluara të Dialogut lidhur me Lirinë e Lëvizjes. Ajo tregon se është e mundur të arrihet progres në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai përbën gjithashtu një hap në drejtimin e duhur drejt një integrimi më të mirë rajonal dhe evropian të Ballkanit Perëndimor, nga i cili në fund përfitojnë qytetarët e rajonit. Ky vendim i hap rrugën heqjes së plotë të regjimit të stikersave. BE-ja tani pret që Kosova të përgjigjet në mënyrë të ngjashme”, është shprehur zëdhënësi i BE-së.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë të hënën se Qeveria e Serbisë ka marrë vendimin që mundëson lirinë e lëvizjes për të gjitha automjetet nga Kosova, që ka qenë obligim i saj sipas Marrëveshjes së vitit 2011.

Related posts

Viktor Orban tregon planin e Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë: Ish-Presidenti i SHBA-ve nuk do të japë asnjë qindarkë

admin

Vaksinimi i poliomielitit vazhdon për të tretën ditë në Ga’za

RTI

Mbi gjysmë milion euro i kushtojnë shtetit zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri

admin