RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Stano: Nëse Serbia nuk kontribuon në shtensionimin e situatës në veri, do të ndërmirren masa edhe ndaj saj

stano:-nese-serbia-nuk-kontribuon-ne-shtensionimin-e-situates-ne-veri,-do-te-ndermirren-masa-edhe-ndaj-saj

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Peter Stano, të enjten ka folur për çështjen e dialogut, si dhe masat që BE-ja ka vendosur ndaj Kosovës.

Në një konferencë për media Stano tha se ndërmarrja e veprimeve ndaj Qeverisë së Kosovës ka ndodhur për shkak “të paaftësisë të autoriteteve kosovare që të sillen në mënyrë evropiane”, duke mos treguar se kur dhe nëse do të hiqen ato.

“Qasja jonë është e balancuar. Sigurisht të gjitha masat janë të kthyeshme, e varet në mënyrën se si sillën partnerët sa i përket çështjes së deeskalimit dhe ecjes para për t’u kthyer në proces normal të dialogut”, u shpreh ai.

Stano theksoi se në këtë kontekst, nëse SHBA-ja sinkronizojnë qëndrimet dhe shohin se duhet të merren masa edhe ndaj Serbisë, atëherë do të ndodhë.

“Ajo që kemi bërë së fundi, pas përshkallëzimit të fundit, kemi ndërmarrë masa ndaj Qeverisë së Kosovës, për shkak të paaftësisë së saj që të fillojë të sillet në mënyrë evropiane, e ta shtensionojë situatën e të marrë masat e nevojshme për shtensionim. E në frymën e njëjtë BE-ja dhe shtetet anëtare – pasi çdo gjë që bëjmë bëhet në sinkron e konsultim me shtetet anëtare dhe me partnerët ndërkombëtarë, në këtë kontekst kryesisht me SHBA-në, nëse vendosin atëherë do të marrim masa të nevojshme ndaj Serbisë, nëse shtetet anëtare shohin se në atmosferën aktuale, në kontekstin aktual të krizës, Serbia s’po bën gjë për shtensionim”, u shpreh ai.

BE-ja, shton Stano, pret që Kosova e Serbia të sillen në mënyrë evropiane, nëse duan të hyjnë në familjen evropiane.

“Bashkimi Evropian pret është sjellje evropiane, që të gjendet zgjidhje evropiane. Në fund të fundit të dyja shtetet duan të hyjnë në BE, kanë deklaruar se integrimi evropian është prioritet strategjik i tyre. Duhet atëherë të veprojnë sipas deklaratës, e të sillen në mënyrë evropiane”.

“Do të thotë, të sillen në mënyrë konstruktive sa i përket shtensionimit, e të qenit në gjendje të gjetjes së një kompromisi të duhur, një konsensusi evropian. Këto janë mesazhe që i japim çdo ditë, javë për javë, muaj për muaj. Kriza nuk shkaktohet nga lehtësuesja BE-ja, shkaktohet nga mënyra se si partnerët zgjedhin për të arritur çfarëdo synimi që kanë, por s’po u ndihmon në rrugën evropiane”, tha më tutje Stano.

Zëdhënësi i BE-së foli edhe për letrën e nënshkruar nga mbi 50 deputetë të ndryshëm të shteteve perëndimore, e ku u është bërë thirrje SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe që të ndryshojnë qasje ndaj Kosovës, e të veprojë më ashpër karshi Serbisë.

“Përfaqësuesi i Lartë, ka marrë këtë letër të përbashkët dhe si gjithmonë kur ai merr letër nga çdokush, reagon nëpërmjet kanaleve të përshtatshme, e jo publikisht nëpërmjet mediave. Kur bëhet fjalë për temën e ngritur nga 56 nënshkruesit e parlamentarët e disa shteteve të BE-së, e të disa shteteve të treta, mund të them se politika e BE-së formohet me unanimitet të 27 shteteve anëtare, siç thuhet e vendoset nga qeveritë e këtyre shteteve. Kemi me mijëra parlamentarë në BE. Pozita e veprimet e BE-së vendosen nga vendimet e qeverive të 27 shteteve anëtare, sa i përket politikës së jashtme vendoset me unanimitet”, u shpreh Stano./

Related posts

Çavuşoğlu homologut izraelit: I papranueshëm provokimi i ministrit të sigurisë në Al-Aksa

admin

Ministri izraelit: Janë përgatitur “procedurat e nevojshme” për mbylljen e televizionit Al Jazeera

rezart morina

SHBA-ja kritikon planin e Izraelit për vendbanimet e paligjshme

admin