RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Statuti i GjND-së i jep të drejtë Turqisë të ndërhyjë në rastin e Izraelit

statuti-i-gjnd-se-i-jep-te-drejte-turqise-te-nderhyje-ne-rastin-e-izraelit

Neni 63 i Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) i jep të drejtën Turqisë të ndërhyjë në denoncimin për gjenocid të ngritur nga Afrika e Jugut kundër Izraelit.

Më herët, ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha:

“Si Turqia, ne vendosëm të ndërhyjmë në lëndën e ngritur nga Afrika e Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila ka urdhëruar Tel Avivin të sigurojë që forcat e tij të mos kryejnë akte gjenocidale dhe të marrin masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Shtetet mund të ndërhyjnë në një lëndë të paraqitur para GjND-së përmes dy neneve.

Neni 63 i Statutit të GjND-së u jep shteteve të drejtën të ndërhyjnë kur bëhet fjalë për interpretimin e konventave në të cilat ata janë palë, madje edhe nëse nuk janë palë në mosmarrëveshje.

“Nëse një shtet konsideron se ka një interes të një natyre juridike që mund të preket nga vendimi i lëndës, ai mund të paraqesë një kërkesë në Gjykatë për t’u lejuar të ndërhyjë”, thuhet në nenin 62 të statutit të gjykatës.

Prandaj, nëse kërkesa e Türkiyes për ndërhyrje pranohet, ajo do të jetë në gjendje të bëjë deklarata se si duhet të interpretohet Konventa e OKB-së e vitit 1948 për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Gjenocidit, e cila përbën bazën për rastin e Afrikës së Jugut.

Kur Turqia të ndërmarrë këtë hap, do të jetë vendi i parë ndër anëtarët e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) që do të ndërhyjë në lëndën e ngritur nga Afrika e Jugut në GjND kundër Izraelit, në të cilën e akuzon për gjenocid në Gaza.

Përveç kësaj, u raportua se vende si Irlanda, Belgjika, Jordania dhe Libia po vlerësonin gjithashtu mundësitë e përfshirjes në lëndën kundër Izraelit.

Related posts

Gjykata Speciale me njoftim të ri për rastin Thaçi dhe të tjerët

admin

Udhëtarët do të tarifohen për të hyrë në BE

admin

SHBA nuk do të vendosë kushte për ndihmën ushtarake për Izraelin

rezart morina