RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Steinmeier: Shqipëria të vazhdojë reformat për anëtarësim në BE

steinmeier:-shqiperia-te-vazhdoje-reformat-per-anetaresim-ne-be

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier nxiti të enjten Shqipërinë të vazhdojë me zbatimin e reformave për anëtarësimin e saj në BE, ndërsa premtoi ndihmën e Gjermanisë gjatë një vizite në vend.

“Unë ju kërkoj sot, të vazhdoni të punoni për të luftuar padrejtësitë atje ku ato ende ekzistojnë, të punoni për të zmbrapsur korrupsionin dhe krimin e organizuar, të vazhdoni reformën në drejtësi”, tha ai në një fjalim në parlament, në Tiranë të enjten.

“Shqipëria mund të vazhdojë të mbështetet te Gjermania. Evropa është e emocionuar për Shqipërinë”, theksoi Steinmeier.

“Shqipëria është një partner i palëkundur dhe i besueshëm, si një anëtar i NATO-s dhe OSBE-së dhe aktualisht si një anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha ai.

“Shqipëria gjithashtu ka qëndruar qartë në anën e Ukrainës pas sulmit të Rusisë. Prej kohësh, ajo e ka treguar veten ndërkombëtarisht si një demokraci e pjekur”, tha Steinmeier.

Vizita, e cila do të zgjasë deri të premten, është ndalesa e dytë në udhëtimin e Steinmeier në Ballkanin Perëndimor. Ai tashmë ka vizituar Maqedoninë e Veriut.

Të gjashtë shtetet që po vizitohen, përfshirë Kosovën, Serbinë, Bosnje-Hercegovinën dhe Malin e Zi, kanë pritur gati dy dekada për t’u anëtarësuar në BE.

Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, negociatat e pranimit filluan zyrtarisht korrikun e kaluar.

Related posts

Nis zbatimi i vendimit: Rritet numri i policëve në veri

admin

Amnesty: Gratë dhe vajzat në Gaza përballen me rreziqe të shumëfishta gjatë luftës

admin

Afrika e Jugut do të tërheq trupat nga misioni paqeruajtës i OKB-së në Kongo pas 27 vjetësh

Kushtrim Guraj