RTV AHIRETI
Shëndetësi

Stina e çajit, konsumojeni pa sheqer për efekte pozitive

stina-e-cajit,-konsumojeni-pa-sheqer-per-efekte-pozitive

Një lugë sheqer nuk është e nevojshme për të shijuar një gotë çaj, sipas studimeve.

Ky ishte rezultati i një analize njëmujore nga hulumtuesit londinezë, të cilët ua kanë ekzaminuar shprehitë e pirjes së çajit 64 meshkujve, të cilët zakonisht e kanë pirë çajin me sheqer. Pjesëmarrësve u ishte kërkuar që ose të ndalonin së shtuari sheqer në çaj, ose ta reduktojnë gradualisht sasinë e sheqerit që e shtojnë, ose të vazhdojnë të pinë çaj me sheqer.

Pas katër javësh, hulumtuesit kishin zbuluar se ata të cilët kishin ndaluar së shtuari sheqer ose e kishin zvogëluar sasinë e sheqerit, përsëri e kishin shijuar në maksimum çajin. Me përfundimin e eksperimentit, 42% e meshkujve që kishin qenë në grupin e atyre që gradualisht e kishin zvogëluar sasinë e sheqerit, kishin ndaluar krejtësisht t’i shtojnë çajit sheqer.

Autorët e studimit kanë konstatuar se konsumimi i tepërt i sheqerit është problem i shëndetit publik dhe sheqeri në pijet e zakonshme kontribuon jashtëzakonisht shumë në rritjen e sasisë së sheqerit që e konsumojmë. Britanikët konsumojnë rreth 700g sheqer në javë, sasi e cila është e barabartë me 140 lugë çaji për person. Kjo sasi e tejkalon sasinë e lejuar ditore, e cila i bie rreth 210g në javë apo 30g në ditë.

Rezultatet e një studimi tjetër tregojnë se një dietë e pasur me sheqer mund të çojë në depresion. Sheqernat mund të shkaktojnë procese inflamatore, neurobiologjike dhe metabolike që shoqërohen me simptoma depresive. Kur kombinohet me mungesën e ekspozimit ndaj diellit gjatë dimrit, një dietë e mbushur me ushqime të përpunuara që përmbajnë nivele të larta të sheqerit mund të jetë e rrezikshme për shëndetin mendor.

Related posts

Suplementet që nuk duhet të merrni nëse keni diabet

rezart morina

Mësoni se me sa sheqer duhet ta pini kafen

admin

Simptomat që tregojnë se keni mungesë uji në trup

admin