RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Fidan takon Begajn dhe Ramën gjatë qëndrimit në Shqipëri – VIDEO

fidan-takon-begajn-dhe-ramen-gjate-qendrimit-ne-shqiperi-–-video

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur në një takim ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, i cili realizoi një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Në një njoftim nga Presidenca e Shqipërisë thuhet se Begaj bisedoi me kryediplomatin turk për marrëdhëniet mes dy shteteve dhe zhvillimet rajonale.

“Presidenti Begaj vlerësoi se Shqipëria dhe Turqia janë partnere strategjike dhe kanë një miqësi tradicionalisht shumë të mirë. ‘Bashkëpunimi shqiptaro-turk, në të gjitha fushat, është një bashkëpunim i frytshëm’, u shpreh Begaj’”, thuhet në njoftim.

Më tej, theksohet se presidenti Begaj i përcolli ministrit Fidan falënderimet për ndihmën që Turqia i ofroi Shqipërisë në procesin e rindërtimit pas tërmetit (të nëntorit 2019), por edhe për investimet e tjera në vend, duke shtuar se “Turqia është ndër partnerët ekonomikë më të mëdhenj në Shqipëri dhe investimet turke kanë të punësuar më shumë se 15 mijë shqiptarë në vendin tonë”.

Për sa u përket zhvillimeve në Ballkan, Begaj vlerësoi se: “Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë shtylla të rëndësishme për politikën shqiptare, që garantojnë paqe, siguri, stabilitet demokratik në rajon, si dhe janë parakushte për integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian”.

Ndër të tjera, thuhet se Presidenti Begaj e vlerësoi rolin dhe kontributin e Turqisë në Ballkanin Perëndimor si një partner i natyrshëm e historik për paqen dhe sigurinë e rajonit.

Gjithashtu, thuhet se Begaj e vlerësoi mbështetjen që Turqia jep për integrimin e Kosovës në organizmat rajonalë dhe globalë, si dhe lobimet e saj të fuqishme për njohjen e mëtejshme të Kosovës.

Edi Rama, ka pritur në një takim ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur në një takim ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Takimi Rama-Fidan është realizuar në selinë e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, me pjesëmarrjen edhe të zyrtarëve të tjerë nga të dyja vendet.

Gjatë vizitës në Shqipëri, kryediplomati turk u takua edhe me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, si dhe vizitoi Xhaminë e Namazgjasë në ndërtim e sipër në Tiranë, ashtu si edhe u takua me biznesmenë turq.

Related posts

62 vite burgim të akuzuarve për dhunimin e 11 vjeçares

admin6

Nga frika e pasgoditjeve, familjet në Sirinë veriperëndimore flenë në tenda

rezart morina

Biden duke vizituar Kievin, njoftoi ndihmë ushtarake shtesë

rezart morina