RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Stoltenberg: Dera është e hapur për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

stoltenberg:-dera-eshte-e-hapur-per-anetaresimin-e-ukraines-ne-nato

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të enjten në Oslo se “dera e NATO-s është e hapur” për anëtarësimin e Ukrainës në aleancë dhe Rusia nuk ka “veto kundër zgjerimit të NATO-s”.

Stoltenberg i bëri komentet në një takim jozyrtar të NATO-s të mbajtur në kryeqytetin norvegjez.

Kur u pyet për sulmet me raketa në Kiev, Stoltenberg i quajti sulmet ndaj civilëve ukrainas “një krim lufte” dhe e krahasoi ato me sulmet terroriste të 22 korrikut të vitit 2011 në Norvegji.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s kujtoi gjithashtu angazhimet dhe veprimet e ndërmarra tashmë nga aleatët e Kievit, veçanërisht në aspektin ushtarak, duke theksuar se është e nevojshme të krijohet një kornizë që garanton siguri për të parandaluar që historia të përsëritet.

“Ne nuk e dimë se kur përfundon lufta, por duhet të sigurohemi që kur të përfundojë, ne kemi marrëveshje të besueshme për të garantuar sigurinë e Ukrainës në të ardhmen dhe për të thyer ciklin e agresionit të Rusisë”, tha Stoltenberg, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Related posts

Ukraina thotë se Rusia humbi mbi 1.000 ushtarë për 24 orë në luftën për Bahmutin

Muhamet Ramadani

Përmbaruesi Privat bllokon përsëri llogaritë e Telekomit të Kosovës për rastin Z-Mobile

admin

Transferimi i raketave balistike iraniane në Rusi, Franca, Gjermania dhe Britania deklaratë të përbashkët: Kërcënim i drejtpërdrejtë për Evropën

admin