RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Stoltenberg: Nuk ka ndryshim të qëndrimit bërthamor të Rusisë

stoltenberg:-nuk-ka-ndryshim-te-qendrimit-berthamor-te-rusise

NATO nuk ka vërejtur ndonjë ndryshim te forcat bërthamore të Rusisë, tha shefi i aleancës ushtarake perëndimore, Jens Stoltenberg.

“Ne nuk kemi parë asnjë ndryshim në forcat e tyre bërthamore që do të na nxiste që të ndryshonim forcat tona. Deri më tani, nuk kemi parë asgjë që do të kërkonte që pala jonë të ndërmarrë diçka”, tha Stoltenberg.

Gjatë një konference për media në Arendal të Norvegjisë, Stoltenberg foli edhe për bisedimet e paqes të Ukrainës.

Ai tha se është në dorën e Ukrainës që të vendosë nëse kushtet janë të duhurat për t’iu bashkuar çdo negociate pas nisjes së pushtimit nga Rusia.

“Janë ukrainasit, vetëm ukrainasit që mund të vendosin nëse ka kushte për negociata, kush mund të vendosë gjatë negociatave si dhe cila do të jetë një zgjidhje e pranueshme”, tha Stoltenberg.

Ai theksoi se roli i NATO-s është që të mbështesë Ukrainën.

Deklarata e shefit të NATO-s vjen pasi disa ditë më parë shefi i stafit të tij, Sian Jenssen, deklaroi se Ukraina në fund ndoshta do t’i japë territor Rusisë, si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës. Jenssen më vonë deklaroi se i vjen keq për komentet e bëra.

Në samitin e fundit të NATO-s, të mbajtur muajin e kaluar, aleanca tha se do t’i dërgojë ftesë Ukrainës për t’iu bashkuar aleancës “kur shtetet anëtare të pajtohen se janë plotësuar kushtet”.

Mijëra trupa ukrainase po stërviten nga partnerët perëndimor të Kievit dhe Ukraina varet shumë nga furnizimet me armatime nga Perëndimi në luftën e saj kundër Rusisë. /rel

Related posts

Studimi: Shqetësues largimi i trurit nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut

admin

Turqia zhvillon dronin e ri kamikaz të quajtur “Azab”

admin

Shefi i shëndetësisë turke: Lufta në Gaza e la sistemin shëndetësor në “rrënoja”

admin