RTV AHIRETI
Lajme

Stoltenberg: Të fillojë menjëherë dialogu Beograd-Prishtinë

stoltenberg:-te-filloje-menjehere-dialogu-beograd-prishtine

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell biseduan për Kosovën ku prej një kohe janë rritur tensionet, transmeton Anadolu.

Stoltenberg në një deklaratë në median sociale lidhur me bisedën telefonike të zhvilluar me Borrellin tha se duhet të fillojë menjëherë dialogu Beograd-Prishtinë nën udhëheqjen e BE-së i cili parashikon normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se kjo është rruga e vetme për paqe dhe normalizim.

“Prishtina duhet të ul tensionet dhe nuk duhet të ndërmarrë hapa të njëanshëm, destabilizues”, deklaroi Stoltenberg i cili nënvizoi se Forcat Paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), do të vazhdojë të garantojë mjedisin e sigurt.

– Tensionet në Kosovë

Mes forcave të sigurisë dhe serbëve në veri të Kosovës më 26 maj u shënuan përleshje pasi policia “asistoi” kryetarët e komunave veriore Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok në të cilat jetojnë kryesisht serbët.

Policia kosovare njoftoi se në ngjarje u plagosën lehtë 5 pjesëtarë të policisë dhe u dëmtuan 4 automjete të policisë.

Në lajmin e Radio Televizionit të Serbisë (RTS), u theksua se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i ka dhënë urdhër ushtrisë për “gatishmëri” dhe se pjesëtarët e ushtrisë serbe janë nisur drejt kufirit të Kosovës.

Related posts

E bija 15-vjeçare u vetëvar në pemë disa muaj pasi u abuzua s*ksualisht nga pastori, babai priti 10 vite për të marr hak! Si organizoi ekzekutimin e p*rdhunuesit të vajzës së tij

admin

Ministri danez i Mbrojtjes: Danimarka në pozitë më të mirë pas bisedimeve Rutte-Trump

RTI

Qeveria në Tel Aviv po “shikon” me ankth drejt Hagës! Çfarë pasojash do të kishte një urdhër-arrestit ndaj kryeministrin izraelit Netanyahu

admin