RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Stolterberg pas takimit me Vuçiqin: Dy palët të përmbahen nga tensionet

stolterberg-pas-takimit-me-vuciqin:-dy-palet-te-permbahen-nga-tensionet

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të mërkurën se është shumë e rëndësishme që të ulen tensionet në Kosovë, dhe që të dyja palët të përmbahen nga dhuna.

Ai i ka bërë këto deklarata pas një takimi që e ka zhvilluar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
“Ne besojmë se dialogu [mes Kosovës dhe Serbisë] duhet të rifillojë”, ka shtuar ai.Ai ka rikujtuar se NATO-ja e ka rritur prezencën e misionit të saj në Kosovë, KFOR, për shkak të tensioneve të fundit në veri.“Ne do të vazhdojmë ta ruajmë paqen, siç e parasheh mandati ynë”, ka thënë Stoltenberg, duke shtuar se forcat e NATO-s do të jenë aty për ta kryer mandatin që e parashohin Kombet e Bashkuara.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është shumë i shqetësuar rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, dhe i ka kërkuar NATO-s që, përmes KFOR-it, të ofrojë siguri për serbët që jetojnë aty.Sipas tij, Beogradi beson që, “veprimet e papërgjegjshme të Qeverisë së Kosovës”, janë arsyeja kryesore e zhvillimeve të fundit, raporton REL.

Takimi mes Stoltenbergut dhe Vuçiqit është zhvilluar në ditën kur i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është takuar në Bruksel me kryenegociatorët e të dyja vendeve: Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin.Takim trepalësh nuk ka pasur.
Gjatë ditës, Lajçak është thënë të jetë takuar edhe me Vuçiqin.Situata në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – është tensionuar qysh në fund të majit, kur Policia e Kosovës ka asistuar kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit e Zubin Potokut të hynin në ndërtesat komunale, me gjithë rezistencën e banorëve lokalë serbë.Tensionet kanë kulmuar në dhunë më 29 maj, kur protestuesit serbë në Zveçan janë përleshur me ushtarë të KFOR-it.Dhjetëra të plagosur janë raportuar nga të dyja anët.

Related posts

SHBA paketë të re ndihme prej 300 milionë dollarësh për Ukrainën

Muhamet Ramadani

Rusia do të japë “përgjigje ush’tarake” ndaj vendosjes së ra’ketave të SHBA-së në Gjermani

admin

Turqi, lutje në të gjitha xhamitë për ushtarët turq dhe për palestinezët e rënë dëshmorë – VIDEO

admin