RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Studentëve u dalin 100 eurot nga Qeveria, si mbështetje për inflacionin

studenteve-u-dalin-100-eurot-nga-qeveria,-si-mbeshtetje-per-inflacionin

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se sot do t’u dalin studentëve, 100 eurot nga Pakoja e Përballjes me Inflacionin.

Murati ka njoftuar se mbështetje prej 100 eurove kanë përfituar 50 mijë e 778 studentë.

“50,778 studentë sot pranojnë mbështetjen e njëhershme prej 100 euro në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin. Mbështetja për studentët nuk mbaron me kaq. Studimet i kemi bërë falas, kurse sivjet kemi rritur edhe numrin e bursave në 2 mijë për ata që studiojnë në STEM, nga 1,000 sa ishte vitin e kaluar. Qeveria për studentët”, ka shkruar Murati.

Aplikimi për studentët ka qenë i hapur 20 tetori deri më 6 nëntor, në platformën e-Kosova, përderisa të drejtë për të aplikuar kanë pasur të gjithë studentët që vijojnë studimet në universitetet dhe kolegjet e akredituara në vend.

Kujtojmë se deri më tani shtesat prej 100 eurove janë ndarë për pensionistët, kategoritë sociale dhe punëtorët e sektorit publik për muajin shtator dhe tetor me nga 50 euro.

Qeveria me Pakon e fundit ka paraparë ndarjen e shtesave direkte për punëtorët e sektorit publik me nga 50 euro nga muaji shtator, të ndërmarrjeve publike me 100 euro të njëhershme, si dhe pensionistët dhe studentët me nga 100 euro të njëhershme.

Related posts

Vrau dhëndrin me 7 plumba, burrit në Kosovë i shtohen dhe 3 akuza

admin

Zelensky premton përgjigje ndaj sulmeve ruse: Krimet kundër njerëzimit nuk mund të mbeten pa u ndëshkuar

admin

Kurti Prokurorisë e Gjykatave: Adresoni me urgjencë krimet e luftës, kemi mundësuar gjykimin në mungesë të kriminelëve

admin