RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Stuhia e rërës godet Iranin, mbi 700 persona përfundojnë në spital

stuhia-e-reres-godet-iranin,-mbi-700-persona-perfundojne-ne-spital

Të paktën 733 persona u shtruan në spitalet në provincën Sistan-Baluçistan të Iranit me ankesa të ndryshme të shkaktuara nga stuhia e rërës që goditi juglindjen e vendit, transmeton Anadolu.

Kreu i shërbimeve të urgjencës në Sistan-Baluçistan, Majid Muhibbi i tha agjencisë IRNA se ata ishin shtruar në spital në tre ditët e fundit në qytetet Zabul, Zehek, Hamun, Hirmend dhe Nimruz në veri të Sistan-Baluçistanit.

Ai tha se 58 persona janë ende në spital për trajtim.

Shefi i Institutit Meteorologjik në atë provincë iraniane, Muhsin Haydari tha se për shkak të rritjes së sasisë së pluhurit në ajër, dukshmëria është zvogëluar, sidomos në Zabul dhe Zehek.

Zyra e guvernatorit të Sistan-Baluçistanit njoftoi se institucionet shtetërore dhe bankat në qytetet Zabul, Zehek, Hamun, Hirmend dhe Nimruz janë mbyllur sot për shkak të stuhive të rërës.

Related posts

Kamionët me ndihma vazhdojnë të hyjnë në Gaza sipas marrëveshjes së armëpushimit

admin

Pas babait, vdes edhe 20-vjeçari që u plagos para disa muajsh në Pejë

admin

Tajvani i gatshëm për përballje me ushtrinë kineze

admin