Idalia preku bregun e Gjirit të Floridës si një uragan i kategorisë 3, duke e bërë atë më të fuqishmin që ka arritur në tokë në rajonin Big Bend në më shumë se 125 vjet.
Të mërkurën në mbrëmje ajo u dobësua në një stuhi tropikale dhe vazhdon të dobësohet, ndërsa udhëton nëpër juglindje, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve.
Qendra e stuhisë tani po lëviz nëpër Karolinën e Jugut dhe është 60 milje në perëndim të Charleston. Përveç dallgëve, shiu i dendur, erërat e forta dhe kërcënimi për tornado do të vazhdojnë edhe gjatë orëve të natës për pjesët lindore të Karolinës.
Paralajmërimet për përmbytje u lëshuan në disa të Xhorxhias, ndërsa shteti po përgatitej për uraganin Idalia. Të gjitha fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar Savannah/Hilton Head u anuluan për pjesën tjetër të së mërkurës, postoi aeroporti në mediat sociale.
Dhe zyrat qeveritare në qytetin e Savannah do të qëndrojnë të mbyllura të enjten për shkak të motit. Sipas zyrtarëve rreth 150 banorë u shpëtuan nga lagjet e përmbytura në kontenë Pasco pasi Uragani Idalia lëvizi nëpër Florida.
Disa zona të Floridës panë më shumë se 22 cm shi dhe erëra deri në 136 km në orë, sipas raporteve paraprake. Rreth 4,000 deri në 6,000 shtëpi u dëmtuan në kontenë Pasco të Floridas gjatë stuhisë, sipas administratorit të kontesë Pasco, Mike Carballa.
Shqetësimi më i madh i Floridëspas uraganit Idalia janë njerëz që nuk kanë energji. Gjithashtu, ka pasur raporte për plaçkitje të njerëzve si pasojë e uraganit Idalia në Steinhatchee, një fshat në qarkun Taylor të goditur rëndë, tha DeSantis të mërkurën.
Guvernatori i Karolinës së Veriut, Roy Cooper, u bëri thirrje banorëve të grumbullojnë furnizime dhe të qëndrojnë larg rrugëve të përmbytura kur uragani Idalia godet zonën me reshje të mëdha shiu dhe përmbytje të lokalizuara.
Një gjendje e jashtëzakonshme u shpall të hënën për shtetin dhe një paralajmërim për stuhi tropikale është në fuqi për të gjithë bregdetin e shtetit, tha Cooper. Disa shkolla në Karolinën e Veriut po mbyllen herët ose po anulojnë aktivitetet ndërsa Uragani Idalia po lëviz drejt shtetit. Guvernatori i Karolinës së Jugut Henry McMaster tha se nuk mendon se stuhia do të jetë aq e keqe sa uraganet e mëparshme që kanë goditur shtetin. /abcnews
Florida braces for impact as Hurricane Idalia, a powerful Category 4 storm, unleashes its wrath upon the land.
With monstrous 12ft waves crashing down, its fury intensifies, joining forces with a terrifying tornado, adding to the chaos and destruction. #Idalia pic.twitter.com/770yfA2pJs
— TimbitNews (@TimbitNews) August 31, 2023