RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti-Vuçiqit: Epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen

kurti-vuciqit:-epopeja-dhe-clirimi-nuk-fabrikohen-dhe-as-s’kopjohen

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shkruar që serbët në Kosovë kanë nevojë të çlirohen nga veglat terroriste të Serbisë.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, më 24 shtator tentoi ta shndërronte Manastirin e Banjskës në “Kullë të Jasharajve”, për serbët e Kosovës.

“Kosova është shtet demokratik dhe vend properëndimor: kush integrohet, jeton më mirë. Serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga veglat terroriste të Serbisë. Vuçiq është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin. Ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës! Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen”, thuhet në postimin e Kurtit.

Related posts

Ambasadori britanik: Java e ardhshme shumë e rëndësishme për Kosovën

admin

“Alexey Navalny, sfidant deri në frymën e fundit”- Rrëfimi i rrallë i liderit opozitar rus brenda qelisë ku ndërroi jetë: Unë nuk besoj te vdekja, më trishton shumë mungesa e…

admin

Polonia paralajmëron se Evropa ka hyrë në “epokën e paraluftës”

admin