Mbështetësit e organizatës terroriste YPG/PKK në kryeqytetin e Suedisë, Stockholm, zhvilluan protestë kundër Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mbështetësit e organizatës terroriste u mblodhën në sheshin “Norra Bantorget” dhe kërkuan parandalimin e operacionit të mundshëm ushtarak që Turqia do të zhvillojë në veri të Sirisë.
Po ashtu mbështetësit e terrorizmit kërkuan anulimin e Mekanizmit të Përbashkët të Përhershëm që u formua në kuadër të Memorandumit Trepalësh që Turqia, Finlanda dhe Suedia nënshkruan në Samitin e NATO-s në Madrid.
Krahas kësaj, mbështetësit e organizatës kërkuan që në zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale që do mbahen nesër të jepen vota për kandidatët që mbështesin PKK/YPG-në.
Protestuesit mbanin në duar copa lecke që simbolizojnë organizatën terroriste YPG/PKK dhe hapën posterë të kreut të organizatës terroriste Abdullah Öcalan. /aa